Aktualitet

Detaje nga plagosja në Kukës, Drejtori i Bashkisë qëlloi kushëririn e kryebashkiakut (EMRAT)

Gjithashtu bëhet e ditur se Halili është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

19 Shkurt 2025, 15:50 Nga E. D
Detaje nga plagosja në Kukës, Drejtori i Bashkisë qëlloi
foto ilustruese

KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit ku mbeti i plagosur një person. Bëhet me dije se i plagosuri është identifikuar si Elvis Halilaj, ndërsa autori i dyshuar si Sebastian Muçmata vëllai i Zenel Muçmatës, i cili mban postin e drejtorit në Bashkinë e Kukësit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Halili është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

zenel muçmata elvis halilaj

Sondazh

Poll