Aktualitet

FOTO/ Aksident në Bulqizë, makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit dhe dy pemë, plagoset një këmbësore dhe shoferi

Nga thyerja e pemëve është plagosur një grua e cila po lëvizte në këmbë në trotuar. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

19 Shkurt 2025, 15:23 Nga r.ll
FOTO/ Aksident në Bulqizë, makina humb kontrollin dhe përplaset
aksidenti

BULQIZË- Një aksident është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një automjet tip "BMW" ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka humbur kontrollin duke thyer dy pemë dhe dëmtuar një shtyllë ndriçimi. Pas kësaj makina ka përfunduar në një kanal anash rrugës. 

Ndërkohë nga thyerja e pemëve është plagosur një grua e cila po lëvizte në këmbë në trotuar. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

I plagosur nga aksidenti ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital po ashtu jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të plota të aksidentit.

aksident ne bulqize

Sondazh

Poll