Aktualitet

Pensionistët/ Rama publikon vendimin: Shpërndarja për bonusin e pranverës nis më 1 mars

Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se vendimi për shpërndarjen e bonusit është marrë që në 9 janar.

19 Shkurt 2025, 14:11 Nga I.A
Pensionistët/ Rama publikon vendimin: Shpërndarja për bonusin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pubkliuar vendimin për bonusin e pranverës për pensionistët. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se vendimi për shpërndarjen e bonusit është marrë që në 9 janar. Ndërkohë që theksoi se shpërndarja e bonusit do të nis më 1 mars.  

Postimi i Plotë:

Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.

Bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 50 euro për të gjithë ata që vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë. Për këtë sasi parash do të krijohet një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë për pensionistët, ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për garantimin e bonusit të pranverës.

edi rama

Sondazh

Poll