Aktualitet

Krimi në Paskuqan/ Nëna e 30-vjeçares tregon skenën e vrasjes: Erdetin e kemi denoncuar në Polici, i preu damarët vajzës

10 Janar 2020, 07:50 Nga DOSJA
Krimi në Paskuqan/ Nëna e 30-vjeçares tregon skenën e

Tiranë- Nëna e 30-vjeçares, Enkeleda Çapokut, e cila u vra nga kunati i saj Erdet Çapoku, ka treguar skenën e tmerrit mbrëmjen e djeshme. Ajo është shprehur për mediet se autorin e kishin frikë dhe se prej kohësh e kishin denoncuar në Polici. Ajo tregon se autori i prekur damarët vajzës së saj dhe më pas ajo humbi jetën.

” Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja. Erdeti përndiqte vajzën time, i bënte presion. Erdetin e denoncuam në Polici se kishim frikë”, u shprehet nëna e 30-vjeçares.

Në orën 23:40 të mbrëmjes së djeshme, në gjendje të dehur, 34-vjeçari, Erdet Çapoku vrau në Paskuqan, Enkeleda Çapokun, kunatën e tij.  Burime për Dosja.al sqarojnë se e gjithë skena e krimit ndodhi në banesën e viktimës, ku kunati shkallmoi derën e shtëpisë, goditi 30-vjeçaren me shkop druri duke e lënë të pajetë dhe më pas dhunoi nënën e saj dhe mbesën. Enkeleda, 30 vjeçe punonte bashkë me të ëmën në një fabrikë këpucësh, dhe puna, ka qenë shkaku i parë i xhelozisë. Burri i saj, Elton Çapoku ndodhet në burg për drogë dhe i kishte lënë pororsi vëllait të ruante të gjitha lëvizjet e gruas. 30-vjeçarja 6 muaj më parë kishte marrë urdhër-mbrojtje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda çapoku erdet çapoku krim në familje në tiranë enkeleda çapoku erdet çapoku krim në familje në tiranë

Sondazh

Poll