Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Reçi, Klodiana Lala tregon detajin: I vëllai ishte shofer i një zyrtari të lartë të Policisë

9 Janar 2020, 22:01 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit Reçi, Klodiana Lala tregon detajin: I vëllai

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja sa i përket vrasjes me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi, në Rrëshen. Në emisionin Opinion, ajo tha se autori është parë të hyjë si burrë nga apartamenti prej nga ka qëlluar dhe më pas të dalë si grua. Duke iu referuar raportit policor, tha gazetarja, biznesmeni është qëlluar nga hyrja nr. 28 e një pallati 9-katësh.

“Kastriot Reçi i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ishte i ruajtur, nga njerëz të afërt të tij ndaj dhe është bërë një atentat i tillë. Në banesë është një kanatiere e grisur, një pako me kikirik dhe planimetria e apartamentit e shkruar në gjuhë të huaj. Mënyra se si ngjitesh dhe gjithë planimetia është në gjuhë të huaj. Më pas autori e ka hedhur armën e krimit disa metra larg vendit ku qëndronte. Ka hequr rrobat dhe i ka hedhur poshtë urës tek tregu i fruta perimeve”, tha gazetarja

Qitësi rreth orës 12:00 ka qëlluar me një plumb të vetëm mbi Kastriot Reçin, kur ky i fundit ishte në prani të një personi tjetër dhe një fëmije të mitur. Rezja e shikimit të objektivit nga dritarja e apartamentit është e plotë dhe jo shumë e largët, rreh 150 metra largësi.

Po ashtu gazetarja Lala tha se “vëllai i këtij zotërisë punonte në Policinë e Shtetit, ka qenë shofer i një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit”

Marrë nga Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vritet kastriot reci kastriot reci vritet kastriot reci

Sondazh

Poll