Aktualitet

Lyhet me benzinë dhe i vihet flaka, digjet “Land Roveri” në Fushë-Krujë/ Pronari: S’kam konflikte me njeri

10 Janar 2020, 06:56 Nga DOSJA
Lyhet me benzinë dhe i vihet flaka, digjet “Land Roveri”

FUSHË KRUJË- Në orën 01:00 të ditës së sotme një makinë është shkrumbuar nga flakët në lagjen ‘Punëtori’ në Fushë- Krujë. Mësohet se makina tip fuoristradë “Land Rover” me targa AA 141 AA, që është përfshirë nga flakët është në pronësi të Xh.F.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme pasi makina është lyer me benzinë në  pjesën e përparme dhe më pas i është vendosur flaka. Pronari i makinës ka deklaruar në Polici  se nuk ka konflikte me askënd.

Ende nuk dihen shumë rrethana për këtë ngjarje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina lukzose në fushë krujë shkrumbohet “land rover” në fushë-krujë digjet makina lukzose në fushë krujë shkrumbohet “land rover” në fushë-krujë

Sondazh

Poll