Aktualitet

“Boll, boll tani, s’mund të bësh xhihadistin”/ Artur Zheji sherr me Jazexhiun, kërkon që gazetari të hiqet nga ekrani

10 Janar 2020, 06:35 Nga DOSJA
“Boll, boll tani, s’mund të bësh xhihadistin”/ Artur

Tiranë- Diskutimi për konfliktin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit u shoqërua me debate të nxehta  mes drejtuesit të emisionit “360 Gradë” Artur Zheji në “RTV Ora”dhe gazetarit Olsi Jazexhiu. Ky i fundit tha se Irani është prerë në besë nga qeveria shqiptare me strehimin e MEK. Sipas tij Irani e adhuronte Shqipërinë dhe madje kishin pullë poste me foton e Naim Frashërit.

Zheji i ashpër në ndërhyrjet e tij, u shpreh se Jazexhiu po thotë që shqiptarët janë të pabesë. Menjëherë Ndërhyri gazetari duke theksuar se qeveria shqiptare është e pabesë. Zheji u acarua me tej dhe duke i bërtitur i kërkoi Jazexhiut që të pushonte dhe madje ky i fundit të hiqej edhe nga ekrani si imazh në momentin që moderatori po fliste.

Debati i plotë:

Jazexhiu: Ore po pse do hyjë NATO në luftë për ne mo? NATO nuk hyri kur kurtët sulmuan Turqinë mo. Po janë rrena mo.

Zheji: Kush e çliroi Kosovën, NATO e çliroi Kosovën. O rregjia ku jam unë? Ekzistoj apo nuk ekzistoj?

Jazexhiu: E çliroi Bill Klinton jo Trump. Amerikën e bëjnë njerëzit mo.

Zheji: Olsi mos gënje ditën për diell. Po gënjen o zotri në emisionin tim, por nuk të lejoj mo zotri  hapur.

Jazexhiu: Mua nuk po më lë të flasësh.

Zheji: Nuk mund të bësh xhihadistin në emision mo burrë.

Jazexhiu: Po çfarë xhihadisti, unë po i them faktet

Zheji: Po thua që shqiptarët janë të pabesë.

Jazexhiu: Qeveria shqiptare është e pabesë.

Zheji: Çfarë besë i kemi dhënë Iranit?  Se ka nxjerrë Irani një pullë me Naim Frashërin , se do të na marrë ne Irani Naim Frashërin.  Një minutë. një minutë, ore ndalo këtu, se do të flas edhe unë. Hë boll tani, boll tani. Kam zë më shumë se ty, e boll e dëgjo.

Jazexhiu: Mirë,mirë.

Zheji: Atë pullën që e nxorri Irani, e nxorri sepse Naim Frashëri është një njohës i madh i kulturës perse. Çfarë i pakemi dhënë besën ne se nxorri në pullë postare Naimin? Ma hiqni mo fare që nga kuadri.

Jazexhiu: Po pra atë po them edhe unë.

Zheji: Hiqeni mo Olsin nga kuadri, ka televizon apo ska, por nuk ka kuptim të jemi dyshe.  Meqë e nxorri në pullë jemi populli i pabesë. Këtë e the mo?

Jazexhiu: E kemi pre në besë mo.

Zheji: Ku i kemi dhënë besën mo?

Jazexhiu: Çfarë të ka bërë ty Irani?

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur zheji olsi jazexhiu sherri zheji jazexhiu artur zheji olsi jazexhiu sherri zheji jazexhiu

Sondazh

Poll