Aktualitet

Vëllai ia la porosi, kunati përndjek dhe vret me shkop druri nusen në sy të vajzës dhe nënës, viktima kishte urdhër-mbro

10 Janar 2020, 06:45 Nga DOSJA
Vëllai ia la porosi, kunati përndjek dhe vret me shkop druri nusen

TIRANE– I dehur, me torua të ç’ekuilibruar, 34-vjeçari, Erdet Çapoku ka vrarë mbrëmë në Paskuqan, rreth orës 23:40, me shkop druri kunatën e tij Enkeleda Çapoku, 30 vjeç. Burime për Dosja.al sqarojnë se e gjitha skena e krimit ndodhi në banesën e viktimës, ku kunati në gjendje të dehur, shkallmoi derën e shtëpisë goditi 30-vjeçaren me shkop druri duke e lënë të pajetë dhe më pas dhunoi nënën e saj dhe mbesën. Pas vrasjes, autori u largua nga vendngjarja dhe Policia mundi ta arrestonte 12 orë pas vrasjes në zonën e Laprakës në Tiranë.

Enkeleda, 30 vjeçe punonte bashkë me të bijën në një fabrikë këpucësh, dhe puna, ka qenë shkaku i parë i xhelozisë….

Deri pra dy vitesh, autori dhe viktima, bashkë me vajzën e saj, jetonin në një shtëpi, pasi burri i viktimës ndodhet në burg për drogë. Por mes tyre lindën konflikte, kur  34-vjeçari filloi të përndiqte kunatën e tij, pasi i vëllai nga burgu i kishte lënë porosi që të ruante të gjitha lëvizjet e gruas, për shkak të xhelozisë. Për të ruajtur atë që shqiptarët vijojnë ta quajnë si “nderi i familjes”, i riu u kthye në makthin e jetës së Enkeledës. Ai i bënte foto përditë kur ajo shkonte në punë, dhe fotot ia dërgonte të vëllait në burg.

6 muaj më parë, Enkeleda Çapoku e denoncoi për përndjekje kunatin e tij dhe gjykata i dha urdhër mbrotje. Pasi mori urdhër mbrojtjeje, Enkeleda Çapoku u largua nga banesa ku jetonin të gjithë bashkë dhe jetonte vetëm me nënën dhe vajzën e saj.

(J.V;F.G;E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton capoku enkeleda çapoku erdet çapoku krim në familje në tiranë kunati vret kunatën në tiranë elton capoku enkeleda çapoku erdet çapoku krim në familje në tiranë kunati vret kunatën në tiranë

Sondazh

Poll