Aktualitet

Vrau me shkop druri kunatën në Paskuqan, ja kush është autori, punonte si fatorino(FOTO)

10 Janar 2020, 07:36 Nga DOSJA
Vrau me shkop druri kunatën në Paskuqan, ja kush është

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen në Paskuqan të Tiranës, ku kunati Erdet Çapoku vrau me shkop druri kunatën e tij. Ky që shikoni në foton e mëposhtme është autori i ngjarjes dhe ai punonte si fatorino. Pas krimit të rëndë ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është në kërkim nga Policia.

 

Në orën 23:40 të mbrëmjes së djeshme, në gjendje të dehur, 34-vjeçari, Erdet Çapoku vrau në Paskuqan, Enkeleda Çapokun, kunatën e tij.  Burime për Dosja.al sqarojnë se e gjithë skena e krimit ndodhi në banesën e viktimës, ku kunati shkallmoi derën e shtëpisë, goditi 30-vjeçaren me shkop druri duke e lënë të pajetë dhe më pas dhunoi nënën e saj dhe mbesën. Enkeleda, 30 vjeçe punonte bashkë me të ëmën në një fabrikë këpucësh, dhe puna, ka qenë shkaku i parë i xhelozisë. Burri i saj, Elton Çapoku ndodhet në burg për drogë dhe i kishte lënë pororsi vëllait të ruante të gjitha lëvizjet e gruas. 30-vjeçarja 6 muaj më parë kishte marrë urdhër-mbrojtje.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erdet çapoku kunati vret kunatën në tiranë erdet çapoku kunati vret kunatën në tiranë

Sondazh

Poll