Aktualitet

Detaje nga vrasja në Tiranë/ 30-vjeçarja u vra nga kunati në sy të vajzës, goditja me shkop druri që i mori jetën

10 Janar 2020, 07:21 Nga DOSJA
Detaje nga vrasja në Tiranë/ 30-vjeçarja u vra nga kunati

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Paskuqan të Tiranës, ku Erdet Çapoku vrau kunatën e tij, Enkeleda Çapokun.

Mësohet se kunati ka goditur me shkop druri duke e lënë të vdekur në vend 30-vjeçaren, në sy të vajzës dhe nënës së saj. Erdet Çepoku pas krimit është larguar nga vendngjarja dhe tashmë është në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda çapoku erdet çapoku krim në familje në tiranë kunati vret kunatën në tiranë enkeleda çapoku erdet çapoku krim në familje në tiranë kunati vret kunatën në tiranë

Sondazh

Poll