Aktualitet

“Dua të fejuarën tënde”, shqiptari përplaset me armë me rivalin në Itali, më pas struket në shtëpinë e kushëririt

10 Janar 2020, 07:37 Nga DOSJA
“Dua të fejuarën tënde”, shqiptari përplaset me

ITALI– Një shqiptar i moshës 23 vjeç ka rënë në prangat e karabinierëve, pasi ka tentuar të vrasë një 25 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Albairate (Milano) dhe shkak dyshohet se është bërë një femër.

Mediat lokale shkruajnë se 23-vjeçari shqiptar, rreth orës 22.30 në 2 janar, ka nisur të grindet me fjalë me 25-vjeçarin, pasi i pëlqente e fejuara e këtij të fundit. Më pas shqiptari nxorri thikën dhe filloi ta kërcënonte, por nuk u ndal me kaq.

Shqiptari gjithashtu nxorri armën dhe e goditi ‘rivalin’ e tij. Më pas 23 vjeçari arriti të largohej, por u gjurmua nga policia dhe u kap. I riu nga Shqipëria u gjet i fshehur në banesën e një të afërmi dhe u arrestua. Arma e përdorur rezultoi të ishte në pronësi të një 56-vjeçari, i cili deklaroi më pas se ia kishin vjedhur.

(f.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali sherr per nje femer shqiptari ne itali itali sherr per nje femer shqiptari ne itali

Sondazh

Poll