Aktualitet

Kryebashkiaku i kishte borxh ish-shoferit, gazetarja jep detaje për atentatin e Tushes: Sekretarja rrezikonte të humbte syrin

9 Janar 2020, 21:49 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i kishte borxh ish-shoferit, gazetarja jep detaje për

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me atentatin e ndodhur ndaj kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe. Sipas saj, Tushe i kishte një shumë të madhe parash borxh shoferit të tij, Gëzim Saraçi. 

Më tej, Lala ka shtuar se i vetmi person që rrezikoi nga i gjithë atentati ishte sekretarja e Tushes, së cilës i rrezikohej syri për shkak të një cifle granate që i kishte hyrë në faqe. 

Ishte shofer biznesmen, kishte probleme me alkoolin, kryebashkiaku i kishte borxh. Nuk kishte nevojë për rrogën. Kishte qënë në Itali dhe më pas ishte kthyer. Konsiderohej si një nga njerëzit që kishte financuar Fatos Tushen, por nuk e di nëse bëhet fjalë për anën monetare. Nuk mendoj që donte ta vriste por ta ekspozonte. Sekretarja rrezikonte syrin. Ajo është viktima e vërtetë,”-tha Lala.

 

Më 31 dhjetor, Fatos Tushes iu bë antetat në zyrën e tij. Ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i hodhi grantën në zyrë, ku aty u plagosën Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Dosja.al mësoi se shoferi e shantazhonte me video sekrete kreun e Bashkisë. Saraçi edhe pse ishte pushuar nga puna si shofer, ai vazhdonte të merrte rrogë në këtë bashki. Pas ngjarjes, ka pasur akuza, veçanërisht nga ana e opozitës, se Saraçi dhe Tushe kanë qenë të implikuar në pazare droge, dhe kjo ka bërë që mes tyre konflikti të degjenerojë në një veprim të tillë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat fatos tushes fatos tushe gezim saraci granatë në zyrë fatos tushes atentat fatos tushes fatos tushe gezim saraci granatë në zyrë fatos tushes

Sondazh

Poll