Aktualitet

DEBATI/ Kastriot Myftaraj ‘shpërthen’ ndaj Laert Vasilit: Rrogëtar i kryeministrit, mbylle gojën o sharlatan. Aktori: Kë

9 Janar 2020, 21:37 Nga DOSJA
DEBATI/ Kastriot Myftaraj ‘shpërthen’ ndaj Laert Vasilit:

Diskutimi mbi konfliktin në Iran përplasi në debate në emisionin “360 Gradë” në Rtv Ora analistin Kastriot Myftaraj dhe aktorin Laert Vasili.

Por në fakt debati deri dhe në fyerje personale mes tyre ishte më shumë se për analizën gjeopolitike ishte për çështje ndërhyrjesh në diskutim.

Pjesë nga emisioni: 

Myftaraj: O rrogëtar i kryeministrit. Ti je drejtor teatri. Turpi i diktatorit është që drejtori i teatrit të dalë në mbrojtje të tij.

Vasili: Nuk jam drejtor.

Myftaraj: Si e merr rrogën ti? Je në Durrës. Mohoni dhe rrogën që merrni.

Vasili: Të dëgjojmë përrallat.

Myftaraj: Ta vërtetoj.

Vasili: Pse të flasësh ti?

Myftaraj: Mbylle o sharlatan. Je aktor, jo analist. Po bëhet analizë politikë, kam botuar libra për Lindjen e Mesme.

Vasili: Kërko falje.

Myftaraj: Se ke vendin këtu, nuk po flitet për teatrin. I vetmi aktor teatri në botë që bën analizë politike. Edhe unë po të flas për teatrin jam sharlatan.

Marrë nga OraNews

 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot myftaraj laert vasili kastriot myftaraj laert vasili

Sondazh

Poll