Sport

Milani humb durimin, heq mbrojtësin dhe i prish punë Gjimshitit

9 Janar 2020, 16:36 Nga DOSJA
Milani humb durimin, heq mbrojtësin dhe i prish punë Gjimshitit

ITALI– Milani nuk fal më. Mbrojtësi Mattia Caldara cilësohej talent premtues deri para një viti, por kuqezinjtë nuk besojnë më tek aftësitë e tij dhe do e largojnë.

25-vjeçari ka dy sezone si milanist, por karriera e tij është në rrezik dhe duhet të luajë. Minutat duket se mund t’ia garantojë trajneri i Atalantës, Gasperini, i cili e ka kërkuar dhe Milani është gati për ta rikthyer aty ku e mori.

Me këtë lëvizje paksa të papritur, qendërmbrojtësi Caldara mund të rivalizojë me Gjimshitin, mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Marrëveshja është arritur dhe Caldara do të firmosë për 1 sezon e gjysmë, me huazim që kthehet në blerje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport caldara gjimshiti milan caldara gjimshiti milan

Sondazh

Poll