Sport

Qindra mijë euro dëm, stadiumi i ri vuan pasojat e tërmetit dhe erës

9 Janar 2020, 16:06 Nga DOSJA
Qindra mijë euro dëm, stadiumi i ri vuan pasojat e tërmetit dhe

Vendi ynë ka qenë krejt i pafat këto kohë. Sikur të mos mjaftonte tërmeti i 26 nëntorit, pak ditë më parë në kryeqytet fryu një erë e fortë dhe pati jo pak dëme.

Tërmetit dhe erës nuk i ka shpëtuar as stadiumi “Air Albania”, ku raportohet se ka dëme të konsiderueshme. Nuk bëhet fjalë për strukturën, por për xhamat dhe për materiale brenda stadiumit.

ABC News raporton se nuk ka asnjë problem për ndeshjen e nesërme të solidaritet, ku do të luajnë legjenda të kombëtares shqiptare dhe nga kombëtare si Italia, Greqia dhe Turqia, por dëmi ka shkuar në disa qindra mijë euro.

Punimet në stadium vazhdojnë. Kompania përgjegjëse deri tani ka shpenzuar 58 milionë euro dhe duhet të paguajë edhe më shumë për këto dëme. Problemi që ka shkaktuar dëmet raportohet të ketë qenë lënia hapur e disa dritareve në fasadë, gjë që ka lejuar kalimin e erës së fortë në ambientet e stadiumit.

Urojmë që natyra të tregojë paksa mëshirë për Shqipërinë dhe shqiptarët në vitin 2020, sepse së fundmi jemi trembur goxha shumë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania deme stadium air albania deme stadium

Sondazh

Poll