Sport

Armando Duka i thotë të gjitha për ‘La Gazzeta Dello Sport’: Panucci më zhgënjeu, De Biasi është hero për ne

9 Janar 2020, 10:34 Nga DOSJA
Armando Duka i thotë të gjitha për ‘La Gazzeta Dello

TIRANË– Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka rrëfyer çdo gjë për “Gazzetta Dello Sport”.

Nga Dosena te Edi Reja dinastia e trajnerëve italianë në krye të kombëtares së Shqipërisë po vazhdon.

“Trajnerët italianë janë të suksesshëm kudo, e tregon historia. Fillova t’i besoja Dosenës, por ai la gjurmë të vogla. I dyti ishte De Biasi, i cili na dërgoi për herë të parë në Kampionatin Evropian. Për këtë ai mori nënshtetësinë shqiptare, ai konsiderohet një hero për ne. Panucci erdhi pas tij, ai ishte i vetmi që më zhgënjeu pak.”-shprehet Duka .

PANUCCI- Nuk u krijua një klimë e mirë. Vendosa ta zgjidhja si trajner për karakterin e fortë që ka treguar në fushën e lojës, e admiroja që kur e kam parë në televizor. Nuk kishte eksperiencë si trajner, por nuk u kushtëzova. Mendova se donte të ndihmonte Shqipërinë. Kur e takova më tha: ‘President, nëse ke vendosur të më largosh, nuk do të kërkoj asgjë’. Dhe tani kemi marrë një kërkesë për ta dëmshpërblyer pas shkarkimit. Avokatët po merren me këtë pjesë. Nuk është çështje parash, por ndiej hidhërim.
REJA- Reja është trajner me eksperiencë. Me të dhe stafin e tij teknik kemi një projekt me perspektivë. Kualifikimi në Kupën e Botës është i vështirë, synojmë të kualifikohemi për EURO 2024. Kjo është ëndrra ime.

KUMBULLA– Kumbulla është një lojtar shqiptar me shumë perspektivë. Është 19-vjeç, po bën shumë te Verona, po rritet dhe është thirrur në kombëtare nga trajneri Reja, ku luajti disa minuta. Është në rrugë në mbarë për t’u bërë një lojtar me emër. Ai është i zoti në aspektin teknik dhe fizik dhe ka karakter të mirë. Te Verona është dhe Rrahmani. Ai ka luajtur më parë me ne, por vendosi të përfaqësonte Kosovën.
HYSAJ, GJIMSHITI, STRAKOSHA- Hysaj është kapiteni ynë, është lojtari më me eksperiencë, shpresoj të rifitojë sërish hapësirë te Napoli. Ka luajtuar pak me Ançelotin. Gjimshiti është lojtar i mirë, luan në Ligën e Kampioneve dhe nuk është pak për ne. Strakosha dhe Berisha janë të zotë, ata ia kanë të vështirë Rejës se kë duhet të zgjedhë si portierin e parë. Në Serinë kemi Veselin.

STADIUMI “AIR ALBANIA”- Stadiumi i ri është gjëja më e bukur në Shqipëri për momentin, është shumë i rëndësishëm për ne. Në stadiumet e qyteteve të prekura nga tërmeti tani ka tenda. Të gjithë lojtarët e skuadrës tonë kombëtare kanë paguar për rikonstruksionet bashkë me shumë federata të tjera të futbollit. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina reagoi menjëherë.

 

Reja kontribuoi bashkë me Lacion. Me paratë grumbulluara ne do të ndërtojmë shtëpi të reja për njerëzit e prekur nga tërmeti. Në 10 janar do të luajmë një ndeshje bamirësie mes veteranëve të Shqipërisë me ata të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Paratë e grumbulluara nga kjo ndeshje do të shkojnë për bamirësi.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka de biasi la gazzeta dello sport panucci armando duka de biasi la gazzeta dello sport panucci

Sondazh

Poll