Sport

Duhet një sulmues! Solskjaer ofron 70 mln euro për yllin e Serie A

9 Janar 2020, 18:18 Nga DOSJA
Duhet një sulmues! Solskjaer ofron 70 mln euro për yllin e Serie A

Manchester United e ka shumë seriozisht, kur do të bëjë goditje të bujshme në merkato. Shifrat nuk janë problem, sepse këto janë ditët më të vështira që po kalon klubi.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e kuq” kanë bërë gati ofertë 70 mln euro për sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik. Polaku shihet si lojtari me potencialin e duhur për të ndihmuar ofensivën e skuadrës së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Milik deri tani ka shënuar 10 gola te Napoli për këtë sezon. 25-vjeçari nuk është yll i padiskutueshëm i skuadrës, por marrëveshja nuk do të jetë e lehtë. Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2021.

Për shkak se ka edhe një sezon e gjysmë kontratë, ndoshta Napoli nuk do të ketë shumë argumente për të kërkuar një shifër të lartë nga “Djajtë e kuq”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport milik napoli united milik napoli united

Sondazh

Poll