Sport

Kumbullës i vjen dita, këtë janar do e shohim në Premier League?

9 Janar 2020, 17:10 Nga DOSJA
Kumbullës i vjen dita, këtë janar do e shohim në Premier

Marash Kumbulla është njeriu i momentit në sportin shqiptar. Mbrojtësi po kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Europë dhe kjo nuk është rastësi, sepse ai e meriton këtë vëmendje.

Në Itali janë të bindur se Interi po bëhet gati për transferimin e tij në Milano, por duket se asgjë nuk është 100% e kryer. “The Sun” në Angli shkruan se Manchester United do të paguajë 15 mln euro për shtatlartin shqiptar, i cili do të zëvendësojë senatorin e mbrojtes së “Djajve të kuq”, Harry Maguire.

Anglezi do të mungojë rreth dy muaj në “Old Trafford” dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer duket se është i bindur se Kumbulla nuk do ta vuajë presionin në Premier League.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kumbulla merkato united kumbulla merkato united

Sondazh

Poll