Sport

Tare, arkitekti i rilindjes së Lazios: Titulli kampion? Në fillim kualifikimi në Ligën e Kampionëve

9 Janar 2020, 13:17 Nga DOSJA
Tare, arkitekti i rilindjes së Lazios: Titulli kampion? Në fillim

TIRANË– Lazio festoi datëlindjen e 120-të, në një ceremoni spektakolare të zhvilluar në Romë ku një prej personazheve më të lakuar ishte edhe drejtori sportiv, Igli Tare. Me më shumë se një dekadë eksperiencë në postin drejtues te klubi bardhekaltër,Tare bëri një përmbledhje të punës së tij por foli me modesti për objektivat.

“Jemi vetëm në gjysmën e rrugës, kemi fituar shumë beteja,por duhet të fitojmë luftën. Titulli? Mediat flasin për këto gjëra, por unë jam profesionist dhe përpiqem të jem me këmbë në tokë, edhe pse ëndrrat janë të bukura. Shpresojmë të dhurojmë edhe 120 vite të tjera, në të njëjtën mënyrë që po kalojmë gjatë kësaj periudhe.Por, në të njëjtën kohë ne kuptojmë që rreziku i humbjes të çdo gjëje të krijjuar deri më tani është i pranishëm. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë me përulësi, siç jemi duke bërë momentalisht”.-shprehet Tare.

Ish-sulmuesi analizon sezonin aktual ku skuadra bardhekaltër po rivalizon bashkë me Interin dhe Juventusin.

“Një fitore kundër Napolit do të ishte shumë e rëndësishme pasi do të kalonim një kundërshtar të fortë të këtij kampionati. Qëllimi është kualifikimi për në Ligën e Kampioneve, ne e kemi thënë që nga fillimi i këtij viti këtë. Sapo të arrijmë këtë qëllim, nëse jemi 4-5 ndeshje nga fundi duke luftuar për diçka tjetër, nuk do të fshihemi, duke u munduar të fitojmë.”- thotë Tare.

E.Ç:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport igli tare lazio igli tare lazio

Sondazh

Poll