Sport

Superkupa: Barcelona-Atletico, publikohen formacionet zyrtare

9 Janar 2020, 18:35 Nga DOSJA
Superkupa: Barcelona-Atletico, publikohen formacionet zyrtare

Sonte presim spektaklin e ndeshjes Barcelona-Atletico Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës.

Mbrëmë Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Valencias dhe sonte, ora 20:00, radhën e kanë katalanasit me bardhekuqtë. Ndeshjet po luhen në Arabi dhe të gjithë ëndërrojnë një El Clasico në lindje.

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave dhe nuk ka shumë surpriza. Valverde ka befasuar vetëm në mesfushë, aty ku Vidal luan titular përpara kroatit Rakitic.

Barcelona: Neto; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba; Busquets, Vidal, De Jong; Griezmann, Messi, Suarez

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Felipe, Savic, Renan Lodi; Correa, Thomas, Herrera, Saul; Joao Felix, Morata.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atlético barcelona formacionet atlético barcelona formacionet

Sondazh

Poll