Politike

Basha takohet me investitorët italian: Plani ynë ekonomik, çlirimi nga krimi dhe korrupsioni

9 Janar 2020, 18:40 Nga DOSJA
Basha takohet me investitorët italian: Plani ynë ekonomik,

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në Itali ku është takuar me drejtues të industrisë. Në një reagim në Facebook, pas vizitës Basha shkruan se i ka informuar për planin ekonomik të PD-së, që sipas tij do jetë i çliruar nga krimi dhe nga korrupsioni.

Më tej numri një i PD shkruan se përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia. I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia. Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.  Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë”, shkruan Basha.

Po sot agjencia prestigjoze ndërkombëtare “Fitch”, ka publikuar raportotin për vitin 2019 dhe e ka cilësuar Shqipërinë një vend të rrezikshmëm për të investuar. Për raportin ka reaguar dhe Lulzim Basha, i cili u shpreh se duhen politika serioze që vendi të kthejë besimin tek investitorët. Ndërkohë Presidenti Meta u ka bërë palëve thirrje për dialog, që të kthehen investitorët në Shqipëri. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha në itali lulzim basha basha në itali lulzim basha

Sondazh

Poll