Politike

Raporti i Fitch, Meta: Urgjent të vendoset dialogu mes palëve, përndryshe ta harrojmë hapjen e negociatave me BE-në

9 Janar 2020, 15:11 Nga DOSJA
Raporti i Fitch, Meta: Urgjent të vendoset dialogu mes palëve,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit për Shqipërinë nga agjencia ndërkombëtare Fitch, ku vendi ynë kishte pësuar rënie dhe ishte rrezik për investitorët. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se ndihet i shqetësuar nga kjo renditje dhe i bën apel palëve politike që të ulen në dialog, e të mos e përkeqësojnë më shumë gjendjen.

Më tej Kreu i Shtetit shkruan se duhet të plotësohen kushtet e Bundestagut, përndryshe jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do ta humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.

“Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, shkruan Meta.

Agjencia prestigjoze ndërkombëtare “Fitch”, në vitin 2019 e ka cilësuar Shqipërinë një vend të rrezikshmëm për të investuar. Më herët për raportin ka reaguar dhe Lulzim Basha, i cili u shpreh se duhen politika serioze që vendi të kthejë besimin tek investitorët.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu mes paleve ilir meta meta apel politikes raporti i fitch dialogu mes paleve ilir meta meta apel politikes raporti i fitch

Sondazh

Poll