Sport

Gjigandi i kriptomonedhave blen aksione te Juventusi….

Tether bleu 5.01% aksione të 'bianconerëve', por nuk do të përfitojë drejtpërdrejt nga klubi

15 Shkurt 2025, 13:30 Nga DOSJA
Gjigandi i kriptomonedhave blen aksione te Juventusi….

ITALI - Tether, një kompani kriptomonedhash, ka njoftuar blerjen e një pakice aksionesh te Juventusi.

Paolo Andrino, CEO, zbuloi se ky investim është pjesë e një strategjie për të zgjeruar ndikimin dhe ekspozimin mediatik të kompanisë, që synon të revolucionarizojë industrinë e sportit.

Sipas shtypit italian, Tether bleu 5.01% të aksioneve që i jep të drejtën e votës dhe statusin e aksionerit të tretë më të madh në klub. Megjithatë, nëse investimi është realisht më i madh se 5% e drejta e votës, do të duhet të sqarohet tek autoritetet rregullatore të bursës italiane.

Duhet mbajtur mend se Exor, në pronësi të familjes Agnelli, është aksioneri i shumicës së bardhezinjve.

Ndikimi i kësaj lëvizjeje zvogëlohet, sepse përqindja është marrë në tregun e lirë dhe jo direkt nga Exor, i cili mbetet pronar dhe zot i fatit të klubit torinez. Ndaj, edhe arka e Juventusit nuk do të përfitojnë nga kjo blerje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll