Sport

Bartomeu bind Vidalin në aeroplan: Qendron deri në fund të sezonit. Shuhen shpresat e Interit

8 Janar 2020, 21:59 Nga DOSJA
Bartomeu bind Vidalin në aeroplan: Qendron deri në fund të

Emri i Arturo Vidal kohët e fundit ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim tek skuadra e Interit. E ardhmja e mesfushorit mund të mbetet te Barcelona, ​​të paktën deri në fund të kampionatit.

Siç është raportuar nga programi RAC1 ‘Tu diràs’, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka shtyrë mesfushorin për të qëndruar në Barcelonë dhe të mos largohet nga Spanja.

Gjatë fluturimit gjashtë orësh për në Arabinë Saudite, Bartomeu së bashku me senatorët e skuadrës  folën në aeroplan, për t’a bindur Vidal të qendrojë në skuadër.

Për më tepër, Barcelona, ​​siç thekson radio spanjolle, nuk ka ndërmend t’a privojë veten nga Vidal as për shumën e 12 milionë eurove, që Inter ka ofruar për lojtarin.

Burimi: Corriede dello Sport

(e.c/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arturo vidal barcelona bartomeu bind vidalin josep maria bartomeu vidal qendron tek barca arturo vidal barcelona bartomeu bind vidalin josep maria bartomeu vidal qendron tek barca

Sondazh

Poll