Sport

Miqësorja e parë në tokën turke/Ngoo nuk mjafton për Tiranën, bardheblutë “thyhen” nga Alanyaspor

8 Janar 2020, 16:56 Nga DOSJA
Miqësorja e parë në tokën turke/Ngoo nuk mjafton për

TIRANË Skuadra e Tiranës prej ditësh gjendet në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra bardheblu po kryen fazën përgatitore në mënyrë që t’i ketë gati muskujt për pjesën e mbetur të kampionatit.

Bardheblutë zhvilluan testin e parë miqësor kundër ekipit turk Alanyaspor duke u mundur me shifrat 2-1. Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të skuadrës turke që shënoi në minutën e 28-të me anë të Karaca duke vulosur fraksionin e parë.

Në të dytën, trajneri Egbo bën disa ndryshime dhe në të 62-të është Ngoo që shënon një supergol duke barazuar takimin. 8 minuta më vonë janë sërish turqit që gjejnë rrugën e rrjestës me ish-futbollistin e Paok Campos, i cili brenda zonës godet saktë duke mposhtur për herë të dytë portierin Lika.

Një takim që i ka shërbyer trajnerit Egbo për të parë gjendjen e lojtarëve dhe sigurisht të luash kundër një skuadre që militon në Superligën turke nuk është aspak e lehtë. Tirana do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore për t’u luajtur në tokën turke.

(A.K.:E.K Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport paok campos skuadra e tiranes trajneri egbo paok campos skuadra e tiranes trajneri egbo

Sondazh

Poll