Sport

Superkupa e Spanjës/ Real Madrid prek finalen mes spektaklit, nesër zbresin në fushë Barcelona dhe Atletiko Madrid (VD)

8 Janar 2020, 21:47 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës/ Real Madrid prek finalen mes spektaklit, nesër

Në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës, Real Madrid ka siguruar finalen, duke mundur 3-1 Valencian. Një takim i dominuar plotësisht nga madrilenët, edhe pse kishin mungesa duke përfshirë dyshen e sulmit Bale-Benzema.

Vetëm 15 minuta ju deshën madrilenëve të kalonin në avantazh, Kroos mjeshtërisht arriti të realizojë që nga goditja e këndit direkt, duke parë daljen e portierit kundërshtar. Më pas, shifrat u dyfishuan nga Isko në minutën e 39-të, duke e mbyllur pjesën e parë me një moral më të lartë.

Në pjesën e dytë, ishte Modriç që iu shtua spektaklit me realizimin e tij, ndërsa rezultati përfundimtar 3-1 u vulos nga penalltia e Pareho i cili shënoi golin e vetëm për ekipin e tij.

Real Madrid do të mësojë nesër kundërshtarin e finales ku çifti tjetër është mes Barcelonës dhe Atletiko Madrid.

(e.c/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport real madrid real madrid valencia reali ne finalen e superkupes superkupa e spanjes real madrid real madrid valencia reali ne finalen e superkupes superkupa e spanjes

Sondazh

Poll