Aktualitet

FOTO+PISTAT/ Ky është modeli i snajperit italian me të cilin u vra Kastriot Reçi, ekzekutori, i huaj. Porosia dyshohet se u

9 Janar 2020, 12:01 Nga DOSJA
FOTO+PISTAT/ Ky është modeli i snajperit italian me të cilin u

TIRANE- Dosja.al sjell modelin e snajperit italian  që është përdorur nga ekzekutori që vrau biznesmenin Kastriot Reçi. Siç shihet edhe në foto, snajperi është model “Sabatti”, një markë italiane me një numër unik “5R621”. Kjo armë, ka dy pjesë të ndara, dylbi dhe pjesët e silenciatorit. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al, se kjo armë është një nga armët më të sakta për ekzekutimin. Arma tashmë ka mbërritur në laboratorin shkencor në Tiranë, dhe mund të duhen 2 ose 3 javë për të zbuluar gjurmë gishtash. Armës i janë montuar të dyja pjesët, dhe ajo është përdorur e plotë në rastin e ekzekutimit të biznesmenit Reçi. Snajperi ka një rreze prej gati 250 metrash, ndërsa distanca e vrasjes ka qenë mbi 100 metra në vijë ajrore.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është ndjekur për gati një javë për të gjetur momentin e duhur për të realizuar vrasjen. Dosja.al, ka mësuar se autori mund të jetë edhe një shtetas i huaj, i cili është ndihmuar nga porositësit e vrasjes, të cilët dyshohen se janë një grup rival me shumë ndikim në Veriun e Shqipërisë. Hetuesit besojnë se vrasja është me pagesë, por ekzekutori nuk është shqiptar. Kjo së pari për dy arsye, në Shqipëri ende nuk ka të dhëna për një snajper që kryen vrasje me pagesë, dhe e dyta, për këtë vrasje janë investuar një sasi tejet e lartë parash, përfshirë edhe marka italiane e snajperit, që sipas hetimit, të çon përtej Adriatikut.

Vlera e snajperit në tregun e zi luhatet nga 3 mijë deri në 5 mijë euro, ndërsa dyshohet se në këtë ngjarje, janë përfshirë grupe më të fuqishme kriminale se ato në Rrëshen.  Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, Dosja.al publikoi pamjet ekskluzive të momentit të vrasjes së Kastriot Reçit.  Biznesmeni 47-vjeçar zbrit nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe teksa gëzonte fëmijën e një gruaja, e njohur si e afërmja e tij, ai u ekzekutua.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet snajperi vritet kastriot reci snajperi vritet kastriot reci

Sondazh

Poll