Aktualitet

“E mbytëm më dëshirë, me peshqir”, xhaxhai braktis nipin që vrau gruan në Mallakastër: Njeri pa shkollë, pi hashash!

9 Janar 2020, 10:07 Nga DOSJA
“E mbytëm më dëshirë, me peshqir”, xhaxhai

TIRANË– Kunati i Diana Saliajt, gruas që u vra në mënyrë makabre nga nipi i bashkëshortit, Ilir Saliaj është shprehur i zhgënjyer nga kjo ngjarje e rëndë. Saliaj ka treguar se nipi i tij ka pranuar krimin e rëndë teksa ka deklaruar se 50-vjeçaren e kanë mbytur me dëshirë me peshqir dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar. Në videon e publikuar nga Baklanweb, ai tregon se e ka braktisur nipin dhe nuk ka ndërmend të marrë avokat për të. 

 “Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë. As kam marrë avokat, s’do marr dhe as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Unë nuk e dua më për nip! Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë. Ka pasur dhe fërkime të vogla mes familjeve, por jo konflikt të madh,”- tregon Saliaj para kamerave.

KrímI i rèndè ka trónditur dy ditë më parë Mallakastrën. Nipi i bashkëshortit, Luis Saliaj bashkë me dy shokët kanë gràbitùr, dhùnùår dhe më pas kanë mbýtùr 50-vjeçaren, e identifikuar si Drita Saliaj. Krímí është pranuar nga 3 tre të rinjtë, tashmë të årrèstuår dhe në dèshmínë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kóntróllit. Drita jetonte e vètmè, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi.

(f.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj horrori ne mallakaster luis saliaj drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj horrori ne mallakaster luis saliaj

Sondazh

Poll