Aktualitet

Vettingu në polici/ Drejtori i Kufirit Eduart Merkaj drejt rikonfirmimit në detyrë

9 Janar 2020, 12:20 Nga DOSJA
Vettingu në polici/ Drejtori i Kufirit Eduart Merkaj drejt rikonfirmimit

TIRANË– Ditën e sotme drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019, ku u bazuan në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj, rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit, duke lënë të kuptohet se ai do të rikonfirmohet në detyrë.Theksojmë se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të mblidhet sërish të hënën më 13 janar, për rikonfirmuar në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit. Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme, por nga janari i vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHCBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Adriatik Ago, zv.drejtor i SHCBA u konfirmua në detyrë, ndërsa Ernest Dimashi, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Polici dha dorëheqjen para nisjes së procesit. Nga lista e publikuar ka edhe 43 emra, ndërkohë që ende s’ka kaluar rrjetën e Vettingut edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Në dalilm nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart merkaj vettingu ne polici eduart merkaj vettingu ne polici

Sondazh

Poll