Aktualitet

Me 20 mijë euro të padeklaruara në çantën e shpinës, kapet 27-vjeçari në Rinas

9 Janar 2020, 12:01 Nga DOSJA
Me 20 mijë euro të padeklaruara në çantën e

Tiranë- 27-vjeçari me iniciale F.K është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në aeroportin e Rinasit 20 mijë euro të padeklaruara. Sipas Policisë, 27-vjeçari i kishte fshehur paratë në çantën e shpinës.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Evidentimi, si rezultat i masave të shtuara, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen 20000 euro, procedohet penalisht një 27-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27 vjeçari me 20 mijë euro në rinas 27 vjeçari me 20 mijë euro në rinas

Sondazh

Poll