Aktualitet

16 vite nga tragjedia e 9 janarit/ Familjarët kërkojnë drejtësi për 28 viktimat: Dosjen ta marrë në dorë SPAK

9 Janar 2020, 11:00 Nga DOSJA
16 vite nga tragjedia e 9 janarit/ Familjarët kërkojnë

Vlorë- Sot u bënë 16 vite nga tragjedia e 9 janarit, ku humbën jetën 28 shqiptarë. Familjarët e tyre, të përlotur kërkojnë drejtësi për viktimat. Të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, shpresa e tyre e vetme tashmë është SPAK. Ata shprehen se kanë besim te SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të zbardhur këtë ngjarje.

Ndoc Bjeshka, i cili ka humbur djalin e tij të vetëm në këtë tragjedi, thekson se kjo ngjarje duhet të zbardhet. Sipas tij shteti italian ka deklaruar se janë gjetur trupa të pajetë të cilët janë fshehur nga vetë shteti shqiptar.

“Ne kemi bërë shumë kërkesa për ta kaluar tek krimet e rënda, por nuk e kanë bërë. Tani me këtë rast që është krijuar SPAK dhe po bën bujë sikur do vendosë drejtësi në Shqipëri, i bëjmë thirrje të marrin në dorë atë dosje në Prokurorinë e Vlorës dhe ta zbardhin. Aty janë shkruar e zeza mbi të bardhë dhe është e vërtetuar me gjithçka.”, është shprehur për “RTV Ora”, Nikoll Mhillaj, kryetar i shoqatës 9 Janari.

Tragjedia e 9 janarit

Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe të moshës nga 15 në 33 vjeç.

J.V:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 28 viktima nha tragjedia e 9 janarit tragjedia e 9 janarit 28 viktima nha tragjedia e 9 janarit tragjedia e 9 janarit

Sondazh

Poll