Aktualitet

E PLOTË/ Deportimi i mësuesit ‘gylenist’, eurodeputetja Strugariu letër Ramës dhe Metës: Çështje shqetësuese, tregon

9 Janar 2020, 11:10 Nga DOSJA
E PLOTË/ Deportimi i mësuesit ‘gylenist’, eurodeputetja

TIRANË– Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu i ka nisur një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, nga të cilët ka kërkuar sqarime për mënyrën se si është deportuar mësuesi gylenist drejt Turqisë, Harun Çelik.

Në letër, Strugariu shprehet se e ka ndjekur këtë çështje me shumë shqetësim dhe se kërkon të marrë një përgjgje të qartë lidhur me procedurat që janë ndjekur për ekstradimin e Harun Çelik drejt Turqisë në lidhje me Ligjin Ndërkombëtar dhe Europian si dhe si u krye ky operacion.

Eurodeputetja rumune nuk ka harruar të theksojë faktin që Harun Çelik kishte kërkuar të aplikonte për azil politik në Shqipëri, çështje për të cilën Strugariu ngre pyetje gjithashtu.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

(f.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja gylenisti harun çelik ramona strugariu dosja gylenisti harun çelik ramona strugariu

Sondazh

Poll