Aktualitet

Grabitën e dhunuan të moshuarin në Memaliaj, gjykata lë në burg tre anëtarët e bandës së Shijakut, organizatori në kë

9 Janar 2020, 10:26 Nga DOSJA
Grabitën e dhunuan të moshuarin në Memaliaj, gjykata lë

GJIROKASTËR– Ditën e sotme gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg anëtarët e të ashtuquajturës ‘Banda e Shijakut, të cilët janë autorët e grabitjes me dhunë  të 12 milionë lekëve tre ditë më parë në fshatin Memaliaj. Seanca gjyqësore është drejtuar nga Mirela Ilijopulli, e cila fillimisht i ka dhënë fjalën prokurorit Julijan Çafka. Ky i fundit ka paraqitur prova dhe argumente se Erald Allushi 23 vjec, Fatjon Resuli dhe Armando Reka të  tre nga Shijaku, janë autorë të grabitjes me dhune të 12 milionë lekëve në fshatin Memaliaj. Vetë të akuzuarit kanë heshtur në momentin e dhënies së provave nga ana e prokurorit Çafka, ndërkohë që kishin pranuar që në momentin e parë para oficerëve të Policisë Gjyqësore autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, avokatët e të  akuzuarve kanë kërkuar gjkim të shkurtuar, pasi klientët e tyre pranuan autorësinë.Prokurori i çështjes kërkoi burg pa afat për të tre, si dhe për Migel Shabanin i shpallur në kërkim. Ky i fundit sipas dëshmive nga të arrestuarit, ka qenë organizatori i grabitjes së 12 milionë lekëve, ku i ka orientuar anëtarët e Bandës së Shijakut. Gjykatësja në fund ka vendosur masën e arrestit “Burg pa afat” për të tre të rinjtë, si dhe për Migel Shabanin, i cili vlerësohet të jetë organizatori i grabitjes.

Të maskuar, të rinjtë e grupit ‘Etalon” u futën në banesën e 87-vjeçarit Hiqmet Ramadani, mbrëmjen e 4 janarit dhe vodhën rreth 12 milionë lekë të vjetra. Autórët i mbyllën gojën gruas së Ramadanit, ndërsa vetë 87-vjeçarin e dhunuan dhe e bënë për spital.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e gjirokstres vjedhje ne memaliaj gjykata e gjirokstres vjedhje ne memaliaj

Sondazh

Poll