Aktualitet

Tentoi të vrasë efektivin e policisë, ekstradohet nga Belgjika vlonjati i shumëkërkuar, si u arratis pas krimit (EMRI)

9 Janar 2020, 11:19 Nga DOSJA
Tentoi të vrasë efektivin e policisë, ekstradohet nga Belgjika

BELGJIKË– Policia belge ka arrestuar një 45- vjeçar nga Vlora, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në pranga ka rënë Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë. “Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.”, njofton policia.

Njoftimi i policisë së Shtetit:

Shkëmbimi në kohë i informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe asaj belge, nëpërmjet Interpol Tirana, vuri në pranga, në Belgjikë, 45-vjeçarin nga Vlora, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim, për një person të kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.

Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet policore belge për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belgjike dritan xhelita belgjike dritan xhelita

Sondazh

Poll