Aktualitet

“Nuk jam kavie”/ I akuzuari për grabitjen e 6.7 mln euro në Rinas refuzon të bëjë ADN-në, Veseli: E kam bërë njëher

9 Janar 2020, 10:07 Nga DOSJA
“Nuk jam kavie”/ I akuzuari për grabitjen e 6.7 mln euro

Tiranë- Oltion Veseli, një nga të arrestuarit e supergrabitjes së 9 prillit në Rinas, ka refuzuar të japë material biologjik për të kryer analizën e ADN-së . Ai këmbëngul se duhet të njihet njëherë me analizat e para, pasi pretendon se në Polici i janë marrë njëherë kampionet për t’u bërë ADN-ja.

“Refuzoj, pasi duhet të më ktheni përgjigje çfarë është bërë me të parën dhe më pas unë mund ta jap për herë të dytë. Unë nuk jam kavie.”, ka thënë Veseli, gjatë seancës së sotme gjyqësore.

Grabitja në Rinas 

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit të 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 6.7 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihej si ‘truri’ i grabitjeve.

J.V:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja në rinas 9 prill 2019 oltian veseli grabitja në rinas 9 prill 2019 oltian veseli

Sondazh

Poll