Politike

"Bashkia e Tiranës si filmat e Sorrentinos"/ Rama: Kur kam qënë për herë të parë kishte vetëm tym cigareje...

Rama e ka cilësuar Bashkisë e asokohe (para emërimit të Veliajt) si "filmat e Sorrentinos", ndërsa shton se pas arrestimit të kryebashkiakut e ndjen si detyrim që të jetë në mbështetje të Bashkisë së Tiranës.

11 Shkurt 2025, 19:59 Nga B.Z
"Bashkia e Tiranës si filmat e Sorrentinos"/ Rama: Kur kam
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet ka deklaruar se Bashkia që nga emërimi i Veliajt ka bërë përparime. Ai shprehet se kur është futur për herë të parë në këtë institucion aty kishte vetëm tym cigareje.

Rama e ka cilësuar Bashkinë e asokohe (para emërimit të Veliajt) si "filmat e Sorrentinos", ndërsa shton se pas arrestimit të kryebashkiakut e ndjen si detyrim që të jetë në mbështetje të Bashkisë së Tiranës.

Rama: Pavarësisht se roli i drejtuesit është i pazëvendësueshëm, Tirana është një mekanizëm, një institucion që është në gjendje të bëjë në mënyrë automatike një pjesë të rëndësishem të punës. Kur kam hyrë për herë të parë në Bashkinë e Tiranës, dje mu kujtua kur hyra, nuk dukej fundi i korridorit se kishte vetëm tym cigareje, ishte si ato filmat e Sorrentinos ku po të qëndrosh pak, sheh tymin, dëgjon zhurmat dhe pastaj të dalin tre veta gjysëm nudo. Nuk po zgjatem më. Është kënaqësi për mua të jem këtu, nuk ishte e planifikuar. Unë kryetar bashkie kam qënë, mbase jo aq i zoti sa Veliaj, por sot që Tirana dhe Shqipëria ma kanë marrë të gjithë pigmentin e flokëve diçka kam edhe unë që mund të bëj në mbështetje të tyre kështu që do takohemi rregullisht.

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll