Politike

Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustane e bizhuteri s’kemi çfarë diskutojmë, por kemi të drejtë të kërkojmë prova

Rama po ashtu tha se ai do ta ndjekë me kujdes këtë proces teksa hodhi dyshime mbi prokurorinë dhe mënyrën se si ka vepruar me rastin e Erion Veliajt.

11 Shkurt 2025, 19:59 Nga E. D
Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, tha se gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste. Rama gjithashtu u shpreh se nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri tani s’kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova. Rama po ashtu tha se ai do ta ndjekë me kujdes këtë proces teksa hodhi dyshime mbi prokurorinë dhe mënyrën se si ka vepruar me rastin e Erion Veliajt.

"Gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste dhe në këtë hapësirë janë ata që bërtasin…se nuk ka rëndësi fare a ka prova, a s’ka prova.Nëse ai dhe e shoqja ka blere 800 mijë kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë fare, por kemi të drejtën të kërkojmë provat dhe të drejtën të themi ndërkohë hedhja e kësaj shifre është absolutisht e qëllimshme për të ekzaltuar masën dhe për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur që të diskutosh. Do ta ndjekim me kujdes këtë proces… Metoda e prokurorit është e papranueshme," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll