Politike

105-vjetori i Tiranës kryeqytet/ Rama për arrestimin e Veliajt: Të gjithë janë të barabartë para ligjit! Vetëm një idiot thotë që drejtësia është e kapur!

Rama deklaroi se arrestimi i Veliajt tregoi se drejtësia nuk është e kapur.  Ai shton ndër te tjera se kjo është një kthesë historike për Shqipërinë, që tregon se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

11 Shkurt 2025, 19:40 Nga B.Z
105-vjetori i Tiranës kryeqytet/ Rama për arrestimin e Veliajt:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet. Rama deklaroi se arrestimi i Veliajt tregoi se drejtësia nuk është e kapur.  Ai shton ndër te tjera se kjo është një kthesë historike për Shqipërinë, që tregon se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Rama - Vetëm një idiot mund të thotë që ne kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë mund të thotë që ne nuk i kemi dhënë drejtësisë gjithë atë pavarësi që nuk e ka pasur që nga Shpallja e Pavarësisë që nga viti 1912. Por të bindur që kjo është kthesa e vërtetë historike për Shqipërinë, që të gjithë janë të barabartë para ligjit që askush të mos jetë mbi ligjin dhe të gjithë të jenë subjekt i drejtësisë kur drejtësia ka të gjitha arsyet të veprojë., Sot konstatojmë që jemi në një sfidë të re. Sfida është pavarësia e arritur, duhet të garantojë dhe të garantohet nga profesionalizmi dhe standartet demokratike. Prezumimi i pafajsisë nuk është një rresht që shkruhet për të larë gojën. 

edi rama erion veliaj spak

Sondazh

Poll