Politike

Hetimi ndaj deputetes Bushka/ Rama: S’është republikë prokurorësh! Do ishte autogoli më i madh

Rama u shpreh se Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar lajmin nga TV dhe jo nga prokurori. 

11 Shkurt 2025, 20:02 Nga E. D
Hetimi ndaj deputetes Bushka/ Rama: S’është republikë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës foli edhe për Klotilda Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Velisë. Rama u shpreh se Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar lajmin nga TV dhe jo nga prokurori. 

"Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja  Komisionit të Ligjeve. Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh," tha Rama. 

edi rama klotilda bushka

Sondazh

Poll