Politike

Arrestimi i Veliajt/ Rama pyetet se kush do të drejtojë Bashkinë, Kryeministri drejton gishtin drejt Skëndërbeut (VIDEO)

Rama teksa po dilte nga Bashkia është pyetur se kush do ta drejtojë bashkinë, ai ka bërë një shenjë nga monumenti i Skënderbeut në shesh.

11 Shkurt 2025, 19:43 Nga E. D
Arrestimi i Veliajt/ Rama pyetet se kush do të drejtojë Bashkinë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot për herë të dytë në Bashki. Rama teksa po dilte nga Bashkia është pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, se kush do ta drejtojë bashkinë, ai ka bërë një shenjë nga monumenti i Skënderbeut në shesh.

 

Takimet e Ramës në Bashki vijnë teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule. 

edi rama

Sondazh

Poll