Politike

"Në fund, thuhet se i hetuari nuk ndjen pendesë!" Veliaj i arrestuar, Rama: Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave

Rama përmendi një rast kur ai vetë ishte marrë nga policia dhe ishte vendosur në një repart, ku ishte përballur me akuza dhe presione akuzuar për tradhti ndaj babait të tij.

11 Shkurt 2025, 19:56 Nga M.B
"Në fund, thuhet se i hetuari nuk ndjen pendesë!" Veliaj i
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë për 105-vjetorin e Tiranës si kryeqytet, foli për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama tha se në procesin e deritanishëm ai është vetë dëshmitar për intimidim të personave. Rama përmendi një rast kur ai vetë ishte marrë nga policia dhe ishte vendosur në një repart, ku ishte përballur me akuza dhe presione akuzuar për tradhti ndaj babait të tij.

“Në fund, thuhet se i hetuari nuk ndjen pendesë… Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave, janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia, kur jam futur në makinë, jam çuar në një repart a rajon, dhe më është folur për turpin që duhej të ndjeja që po tradhtoja babanë. Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë ‘mirë është ta nderosh babanë’. Ku jemi këtu? S’ka lidhje me fajësinë apo pafajësinë e Erionit”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll