Politike

105-vjetori i Tiranës kryeqytet, Veliaj i arrestuar, Rama: Nuk ka një rrezik shoqëror, e hoqën nga shpatullat e kokës së kryeqytetit 3 muaj para zgjedhjeve

Ai shtoi se sot vetëm një idiot, i pafytyrë mund të thotë që qeveria drejton drejtësinë.

11 Shkurt 2025, 19:43 Nga M.B
105-vjetori i Tiranës kryeqytet, Veliaj i arrestuar, Rama: Nuk ka një
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet. Në ceremoninë që u mbajt në Pallatin e Brigadave, Rama tha se kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj nuk ka rrezik shoqëror. Sipas Ramës, Veliajn e hoqën nga shpatullat e kokës së kryeqytetit 3 muaj para zgjedhjeve. Ai shtoi se sot vetëm një idiot, i pafytyrë mund të thotë që qeveria drejton drejtësinë.

"E kam të pamundur të mos e lidh faktin që përndizet një situatë. Zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqja nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve, nuk po inicioj asgjë, por po them që për mua kjo nuk është normale.

Nuk ka një flagrancë. Nuk ka një rrezik shoqëror. Ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e kushtetutës së Republikës nuk më takon mua, por dyshimi është që është jashtë shinave. Ne sot vetëm një idiot, i pafytyrë mund të thotë që drejtojmë drejtësinë", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll