Shpërthimi gjatë kohës që ishte "live", Rama: Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë qytetarëve se ky është i rrezikshëm, por shqiptarët jua dhanë përgjigjen
Rama tha se ai ishte momenti që ndan se "kush është aty me shpirt dhe me zemër."
11 Shkurt 2025, 10:27Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me shpërthimin që pati gjatë kohës që ishte "live" në rrjetet e tij sociale dhe në një moment goditi dhe tavolinën. Rama tha se ai ishte momenti që ndan se "kush është aty me shpirt dhe me zemër."
Në videon e postuar në Facebook, Rama solli në vëmendje një video të shumë viteve më parë, kur ishte kryetar bashkie që u shfaq më sëpatë në dorë duke prerë shtyllat prej druri. Rama deklaroi se edhe në atë kohë i nxorën atë video për t'i thënë qytetarëve se sa i rrezikshëm është, por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
REAGIMI I RAMËS:
Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.
Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”. Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri.