Politike

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror i zakonshëm! Më parë ishte e pamundur të luftohej korrupsioni

Rama thekoi se më përpara ishte e pamundur të luftohej korrupsioni pasi drejtësia ishte e kapur. Ai theksoi se sot drejtësia është çliruar nga kontrolli politik.

11 Shkurt 2025, 09:52 Nga N.F

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale foli në lidhje me drejtësinë në vend. Rama u shpreh se drejtësia ka qenë e kapur përpara ardhjes së tij në pushtet. Ai theksoi se kreu i SPAK, Altin Dumani e ka pasur në tavolinë dosjen e 21 janarit edhe më parë, kur ishte prokuror i zakonshëm. 

Rama thekoi se më përpara ishte e pamundur të luftohej korrupsioni pasi drejtësia ishte e kapur. Ai theksoi se sot drejtësia është çliruar nga kontrolli politik. Rama tha se drejtësinë e ka çliruar forca politika që drejton.

"Jep dorëheqjen. Për cilën arsye? Nuk dua ta diskutoj sot. Do merremi me shumë maturi. Gjysmën apo të gjithën, kjo është çështje që ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj periudhe, e para, që nga 1912, nuk ka pasur deri kur reforma në drejtësi filloi, asnjë anëtar qeverie, të asnjë regjimi, të asnjë force, që të jetë gjykuar dhe dënuar, nga një drejtësi e pavarur.

Si ndodhi kjo? Ra nga qielli kjo? Altin Dumani, për shembull, e ka pasur 21 janarin në tavolinë edhe më parë, kur ishte prokuror i zakonshëm. Ka pasur mundësi ta luftonte korrupsionin edhe atëherë. Sepse ka qenë e pamundur, drejtësia ka qenë e kapur. Sot, drejtësia, është çliruar nga kontrolli politik, e ka çliruar forca politika që unë drejtoj, luftë pa kompromis, majtas dhe djathas”, theksoi ai.

rama

Sondazh

Poll