Politike

Arrestimi i Veliajt/ Këlliçi: Drejtësi e vonuar! Kryebashkiaku u prangos se në Tiranë erdhi krahu i djathtë i Presidentit Trump!

Këlliçi thotë se Veliaj duhet të shkonte para drejtësisë, kohë më parë kur janë denoncuar një sërë aferash, dhe fakti që ai u arrestua pikërisht sot sipas Këlliçit ka ndikuar fitorja e Trump në SHBA, dhe ardhja e Lacivitas në Tiranë.

10 Shkurt 2025, 21:58 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Këlliçi: Drejtësi e vonuar! Kryebashkiaku
Belind Këlliçi

TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, Këlliçi u shpreh se SPAK e mbajti 17 ditë në sirtar dhe e firmosi mbrëmë sepse sot në Tiranë ishte krahu i djathtë i presidentit Trump, Kris Lacivita, që erdhi për të bërë edhe fushatën e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit.

Këlliçi thotë se Veliaj duhet të shkonte para drejtësisë, kohë më parë kur janë denoncuar një sërë aferash, dhe fakti që ai u arrestua pikërisht sot sipas Këlliçit ka ndikuar fitorja e Trump në SHBA, dhe ardhja e Lacivitas në Tiranë.

Këlliçi: Besoj se drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Janë marramendëse shifrat që fliten, 860 mijë euro blerje online, por janë thërrime në raport me hajdutërinë e faktuar katërcipërisht me inceneratorin e Tiranës, ku nuk ka një tillë akoma, janë vjedhur 132 milionë euro apo me 5D ku janë vjedhur 30 mln euro nga drejtorët e Veliajt dhe ky i ka dhënë të paktën 3 leje ndërtimi.

Nëse Veliaj shkonte para ligjit në kohën e duhur dhe për veprat penale që është përgjegjës, nuk kam pikën e kompleksit për të duartrokitur Dumanin dhe SPAK. Olsi Dado këtë dosje ka patur në dorë.

Thelbi është ky, duhet të dimë të diferencojmë edhe punën që bën SPAK. Në rastin e hetimit pasuror, ka patur tjetër ritëm, Olsi Dados nuk kam çfarë t’i them, është dosje e iniciuar nga Nesti Angoni, nuk e di a është Nesti Rama, Nesti Balluku apo Nesti Mazniku, e me radhë.

Më vjen mirë që çrrënjosja e perandorisë së Soros ka nisur me kukullën numër dy, mbetet për t’u parë kukulla numër një.

100% ka ndikuar edhe fitorja e Trump në SHBA, nuk funksionon linja që binte në SPAK dhe gjykatë. Përkundrazi është problem, fotot me “vëllain” janë kthyer në problem.

Mjafton të shihni një detaj, kjo dosje ka mbetur në gjykatë për 17 ditë. SPAK e ka bërë kërkesën në 24 janar. Por, fakti që është firmosur mbrëmjen e djeshme, kur është marrë vesh që në Tiranë ka ardhur krahu i djathtë i Presidentit Trump”-tha Këlliçi.

belind erion veliaj

Sondazh

Poll