Politike

Burg për Veliajn dhe arrest në shtëpi për Ajola Xoxën, GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë të tjerë (EMRAT)

Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë shoqëruar Veliaj për në komisariat. 

10 Shkurt 2025, 14:58 Nga r.ll
Burg për Veliajn dhe arrest në shtëpi për Ajola Xoxën,
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit është arrestuar ditën e sotme në zyrën e tij në bashki. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.

Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë shoqëruar Veliaj për në komisariat. 

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK, për të njëjtën çështje që është arrestuar Veliaj. Fatmir Bektashi ka masë detyrim paraqitjeje është në dosjen e çështjes Partizani, nën akuzë për korrupsion.  

 

 

arrestohet erion veliaj gjkko

Sondazh

Poll