Politike

Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/ Ja TV që jepnin “live” Veliajn në takim elektoralë, ndërsa ai ndodhej në qeli

Televizionet si Report Tv, News 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranet e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës. 

10 Shkurt 2025, 14:18 Nga I.A
 
Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/ Ja TV
Erion veliaj

TIRANË- Teksa kryebashkiaku Erion Veliaj është vënë në pranga ditën e sotme, televizionet në vend që të jepin lajmin kryesor, kanë tentuar që ta mbulojnë me pamje të gatshme të nxjerra nga zyra e Veliajt. Televizionet si Report Tv, News 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranet e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës. 

Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/ Ja TV
Report Tv Live

Në pamjet e mëposhtme shihet momentet që këto televizione kanë tentuar që të manipulojnë momentin e arrestimit të Veliajt duke nxjerr ne ekranet e tyre një video të gatshme të Veliajt, teksa flet për kopshtet. 

Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/ Ja TV
Veliaj live te News 24

"Tamam është ajo shprehja që duhet një fshat për të rrit një fëmijë. Ne kemi si Katund i Ri këtu sepse duam të rrisim fëmijë të mbarë, të zgjuar dhe që duan të respektojnë njëri-tjetrin. Kur shof sot fëmijet dhe gjyshërit dhe gjyshet këtu, më bëhet zemra mal se do të thotë që mezi e ka prit komuniteti një ditë të tillë. Është një punë që ju kushton prindërve vetëm 100 lekë në ditë, një kafe në ditë, shtatëfishin e paguan bashkia. Në duam të jëtë një pagesë ë vogël sa për të thënë që ai produkt ka kosto dhe vlerë. Gjëtar që janë falas duket sikur janë kot dhe pa vlerë. Nesër fillon nje gatim i ri dhe një konsum i ri. Falenderojmë dy dëputetët që na u bashkuan. Jemi këtu se nuk kemi punë më të mirë sesa kjo, të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë. Këto janë nga ato punët që nuk pëfundojnë në emisionët e darkës apo nëpër këto portalet e gjobave, analistët që japin mend për gjithcka s’do merren me punën tonë. Unë kam ardh në këtë unë që të bëj kopshte, çerdhe, teatre, bulevardin, parkun, pazarin, kopshtin zoolohgjik, liqenin e Farkës, kalanë e Tiranës, shtëpinë Kadare. Le të prodhohen protesta, nuk do e ndalim punën. Kush mendon se do dekurajohem nga sulmet, nuk do lë asnjë punë pa bërë," tha Veliaj.

Ndërkohë që kur mediat e pushtetit shfaqnin pamjet me regji sikur Veliaj ishte live në një kopsht duke bërë politikë, në fakt Syri TV ishte live duke shfaqur se ku ishte Veliaj në të vërtetë. 

 

erion veliaj

Sondazh

Poll