Politike

Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje pas dy vitesh bojkotim/ Serbët e Graçanicës: Shpresojmë për më mirë! S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Disa nga serbët, që në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen me 10 vende, thonë se shpresojnë për të mirën për ta, ndërsa të tjerë janë më pak optimistë.

9 Shkurt 2025, 13:21 Nga B.Z
Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje pas dy vitesh bojkotim/ Serbët
Foto ilustruese

KOSOVË - Lista Serbe po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në Kosovë pas dy vitesh bojkotim.

Që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti u zgjodh në detyrë në vitin 2021, Lista Serbe i ka bojkotuar në masë të madhe zgjedhjet lokale, ndërsa këtë vit kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje. Disa nga serbët, që në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen me 10 vende, thonë se shpresojnë për të mirën për ta, ndërsa të tjerë janë më pak optimistë.

“Ne shpresojmë për më mirë. Përse jetojmë këtu? Pse qëndruam këtu? Kjo është sepse besojmë se do të jetë më mirë për ne. Pastaj, ku duhet të shkojmë? Kjo është edhe toka jonë”, shprehet Bosiljka Dancetovic, banore serbe e Graçanicës në një prononcim për mediat.

Unë nuk pres ndonjë ndryshim, them se do të ketë vetëm një vazhdim të asaj që kemi parë deri më tani. Ju mendoni se do të ketë ndryshim, por për nuk ka shanse. Do të jetë njësoj siç ishte deri tani“, thotë një tjetër.

zgjedhje kosove

Sondazh

Poll