Politike

Procesi i votimit në Kosovë/ Demokracia Plus evidenton probleme: Ngjyruesi fshihet lehtësisht! Kutitë e ulëta të votimit cenojnë fshehtësinë e votës...

Krasniqi nga organizata e pavarur “Demokracia Plus” shprehet për mediat se shënjuesi që vendoset në gisht kur voton, fshihet lehtësisht duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. 

9 Shkurt 2025, 12:34 Nga B.Z
Procesi i votimit në Kosovë/ Demokracia Plus evidenton probleme:
Foto ilustruese

KOSOVË - Qytetarët në Kosovë u janë drejtuar qendrave të votimit këtë të diel për të zgjedhur parlamentin e ri. Por gjatë procesit të votimit duket se janë evidentuar disa probleme. Albert Krasniqi nga organizata e pavarur “Demokracia Plus” shprehet për mediat se shënjuesi që vendoset në gisht kur voton, fshihet lehtësisht duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. 

Po ashtu, sipas Krasniqit kutia e votimit është e ulët dhe kur votuesit ulen në karrige, vota e tyre mund të ekspozohet.

“Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar. Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë”,- thotë Krasniqi.

zgjedhje kosove

Sondazh

Poll