Politike

Nis takimi me diasporën në Romë, emigrantët shqiptarë i bashkohen kryetarit të PD, Sali Berisha

Bashkë me kreun e PD, janë edhe deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Agron Gjekmarkaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Në qendër të diskutimit me emigrantët do të jetë vota e diasporës, në zgjedhjet e 11 Majit.

9 Shkurt 2025, 13:05 Nga B.Z
Nis takimi me diasporën në Romë, emigrantët shqiptarë i
Emigrantët

ITALI - Ka nisur takimi i Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me diasporën në Romë. Qindra emigrantë shqiptarë i janë bashkuar liderit demokrat me flamur të PD në duar. Takimi po mbahet në "Ergife Palace Hotel", në Romë.

Bashkë me kreun e PD, janë edhe deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Agron Gjekmarkaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Në qendër të diskutimit me emigrantët do të jetë vota e diasporës, në zgjedhjet e 11 Majit.

emigrante vota e diaspores

Sondazh

Poll